Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë të ditur se investime jo të pakta janë duke u zhvilluar në qytet.
Sipas tij këto projekte kanë për qëllim krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Hyseni tha se afër 10 milionë euro investime brenda një rrezeje prej rreth 500 metrash.
“Po realizohen projekte të rëndësishme që po e transformojnë qytetin”, tha ai.
I pari i komunës, tregoi se bëhet fjalë për Sallën e Sporteve në vlerë prej 2.7 milionë euro, Stacionin e Autobusëve në vlerë rreth 1 milionë euro, Shkollën e Mjekësisë në vlerë prej 3.3 milionë euro dhe Qendrën për Qëndrim Ditor dhe Përkujdesje për të Moshuarit në vlerë prej 2.5 milionë eurove. /Telegrafi/