Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se shërbimet për qytetarët vazhdojnë të përmirësohen çdo vit e më shumë, derisa theksoi se janë shënuar rezultate të prekshme edhe në infrastrukturë.
Hyseni theksoi se njëri ndër projektet më të rëndësishme të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, është edhe përfshirja e sa më shumë qytetarëve në vendimarrrje e planifikim në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje i ndihmuar nga USAID-i.
“Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, ka përfunduar me sukses projektin e regjistrimit të popullsisë bashkë me Agjencinë e Statistikave . Regjistrimi ka shkuar shumë mirë. Komuna e Gjilanit është renditur e katërta për nga numri i banorëve”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se punët e kësaj drejtorie janë shumë të rëndësishme dhe kjo sipas tij është arritur falë angazhimeve të mëdha që po bëjnë zyrtarët e saj që qytetarët të marrin shërbime sa më të lehta.
Më tej kryetari kryetari, tregoi se Drejtoria e Administratës, ka kontribuar gjithashtu në aktivitetet e riorganizimit të arkivës, planin e integritetit, e-pasurinë, menaxhimin e kontratave përmes platformës e-prokurimi dhe reduktimin e barrës administrative.
“Ne po vazhdojmë të shënojmë progres në infrastrukturë dhe po ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, tha Alban Hyseni. /Telegrafi/