Telegrafi

Hyseni: Përfshirja qytetare në vendimmarrje dhe transparenca janë angazhimet bazë të qeverisjes në Gjilan

Ka përfunduar procesi i dëgjimeve buxhetore për vitet 2025-2027 nga Komuna e Gjilanit.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se përfshirja qytetare në vendimmarrje, bashkë me transparencën dhe llogaridhënien, janë angazhimet bazë të qeverisjes në Gjilan.

I pari i komunës tregon se për të siguruar që buxheti komunal përfshin edhe kërkesat direkte të qytetarëve, kanë organizuar dhe mbajtur 8 dëgjime publike, me përfshirjen e komunitetit shëndetësor, fshatrave, komunitetit artistik, bujqve, fushës së arsimit, sportistëve, grave dhe komuniteteve jo shumicë.

“Buxhetimi me pjesëmarrje, nga njëra anë dhe dëgjimet e tilla nga ana tjetër, po sigurojnë që Komuna e Gjilanit të jetë modeli i qeverisjes demokratike dhe gjithëpërfshirëse”, tha kryetari Hyseni.

Ndryshe, dëgjimet janë realizuar me komunitetin shëndetësor, arsimor, të kulturës, rinisë e sportit, bujqësisë, banorët e fshatrave, komunitetet jo shumicë dhe me gratë e komunës, derisa këto grupe kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre.

Sipas njoftimin të komunës, kërkesat e paraqitura nga komunnitetet do të inkorporohen në planifikimin e buxhetit të vitit të ardhshëm./Telegrafi/