Site icon Telegrafi

Hyseni: Ndërmarrja “Tregu” në Gjilan tani ka mbi 300 punëtorë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Shoqatën Sindikale të Punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale Tregu në Gjilan, ku është prit nga kryetari i kësaj ndërmarrje, Nexhat Veseli.

Hyseni tha se kanë diskutuar për përmirësimet e arritura, kalimin e punëtorëve nga kompanitë private në ndërmarrjen publike dhe rëndësinë e themelimit të sindikatës për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“Kur morëm mandatin, ndërmarrja kishte vetëm 12 punëtorë dhe 37 mijë euro humbje në vit. Sot ka mbi 300 punëtorë dhe mbi 100 mijë euro fitime. Po ashtu, pagat janë dyfishuar, nga 200–252 euro në 400–423 euro”, tha Hyseni.

Nga ana tjetër Nexhat Veseli, kryetar i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale Tregu, falënderoi  kryetarin e komunës Alban Hysenin për angazhimin dhe kontributin e dhënë në përmirësimin e kushteve  të punës për punonjësit, përkatësisht rritjes së pagave nga 252 në 275 e pastaj 336.60 dhe tash 400.71 euro./Telegrafi/

Exit mobile version