Komuna e Gjilanit ka njoftuar se mbi 92 % e nxënësve të kësaj komune i janë nënshtruar kontrolleve sistematike shëndetësore.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se po vazhdojnë kontrollet sistematike të nxënësve të shkollave fillore, duke njoftuar se nxënësit janë nga klasa e parë deri tek e nënta.
“9430 nxënës të klasave 1 deri në 9 (ose 92.47% e nxënësve) i janë nënshtruar kontrolleve sistematike shëndetësore, të cilat përfshijnë gjithsej 44 parametra”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
Më tej i pari i komunës, tregoi se sipas rezultateve, rreth 10.73% ose 1012 nxënës kanë probleme me të pamurit, ndërsa 3.90% ose 368 nxënës kanë deformime të shtyllës kurrizore.
“Jemi pranë nxënësve dhe prindërve në çdo sfidë me të cilën përballemi”, tha kryetari Hyseni. /Telegrafi/