Po vijon pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve në Komunën e Gjilanit, derisa këto ditë kanë vazhduar punimet në fshatin Zhegër, për të vijuar pastaj në zonat tjera.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se mbi 20 mijë metra shtretër lumenjsh janë pastruar deri tani.
“Siguria, parandalimi i vërshimeve dhe mbrojtja e mjedisit janë rezultatet e punës sonë”, tha Alban Hyseni.
Në njoftim bëhet e ditur se deri më tash është bërë pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve Stanishor në Gjilan, Malishevë, Përlepnicë, Lladovë, përrocka në Kosaqë dhe Kmetoc, lumi te shkolla në Bresalc, kanali përgjatë rrugës së Kufcës, lumi te Isufajt dhe në Zhegër. /Telegrafi/