Site icon Telegrafi

Hyseni: Mbi 1500 fermerë marrin mbështetje nga komuna

Në kuadër të aktiviteteve të “Javës së Bujqësisë” në Komunën e Gjilanit, kryetari Alban Hyseni së bashku me drejtorin për Bujqësi, Bajram Isufi, po zhvillojnë vizita tek fermerë të ndryshëm.

Sipas kryetarit të komunës, mbështetja e fermerëve përmes paneleve solare për herë të parë në komunën tonë, ka dhënë një efekt të jashtëzakonshëm duke ulur kostot e operimit dhe mirëmbajtjes.

“Gjatë vitit 2023, nga buxheti total prej rreth 1.5 milionë eurove në sektorin e bujqësisë kanë përfituar mbi 1500 fermerë apo më shumë se 2/3 e totalit të fermerëve të komunës tonë”, tha kryetari Hyseni.

Ndryshe, kryetari Hyseni tha se fermeri Sead Rahimi nga Malisheva është një nga 30 përfituesit e paneleve solare me kapacitet prej 3.6kW. /Telegrafi/

Exit mobile version