Site icon Telegrafi

Hyseni: KultQendra në lagjen “Dardania” edhe pak është gati

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e qendrës kulturore në lagjen Dardania, në Gjilan.

I pari i Komunës, Alban Hyseni, tha se kjo qendër edhe pak kohë do të jetë gati.

“Me një hapësirë shumë të madhe, në një super lokacion, po krijojmë për qytetarët e Gjilanit, por edhe të gjithë Kosovën, sallë alternative për teatrin, kinemanë dhe galerinë e qytetit”, tha Alban Hyseni.

Ai ka ndarë edhe pamjet e para nga ky mega-projekt.

I pari i Komunës së Gjilanit më tej shtoi se kjo për Gjilanin është vatër e artistëve më të mirë të vendit, për Gjilanin e artit dhe kulturës.

Ndryshe, për të parë nga afër ecurinë e punimeve kanë dalë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kulturë Rini e Sport Kushtrim Zeqirin, drejtorin e Teatrit Erson Zymberin dhe artistë. /Telegrafi/

Exit mobile version