Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar objektin e renovuar të ish-QKMF-ës në të cilin tash janë Policia Rajonale e Gjilanit.
Hyseni theksoi se po e ndihmojnë policinë , derisa sipas tij këta të fundit tashmë kanë ambiente të rë sisht të renovuara me kushte të mira dhe të denja për punë .
“Nga kontejnerët me afat skadimi tash e 15 vite, nga ish-burgu i qytetit dhe zyrat pa kushte minimale, në ambiente tërësisht të renovuara me kushte të mira dhe të denja për punë”, tha Hyseni.
Si rrjedhoj, Hyseni bashkë me drejtorin e Policisë Rajonale të Gjilanit Agron Rukiqin, kanë parë mjediset e reja të punës për policët e rajonit.
“Me krenari po ndihmojmë Policinë e Kosovës. Së bashku me drejtorinë rajonal dhe pjesëtarë të tjerë të PK-së, kemi vizituar ambientet e tyre të reja të punës”, tha Hyseni. /Telegrafi/