Site icon Telegrafi

Hyseni i kërkon opozitës tejkalim të situatës: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesave të tyre

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni në pragë të seancës së Kuvendit Komunal ka kërkuar nga opozita tejkalim të situatës.

Ai tha se si reagom e përgjigje në situatën e krijuar, shprehin vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për tejkalim të situatës, duke theksuar se janë të gatshëm t’i përgjigjen pozitivisht kërkesave të tyre.

“Sipas kërkesave tashmë të bëra publike nga opozita, pavarësisht që nuk kanë fare ndërlidhje direkte me buxhetin dhe bartjen e mjeteve nga viti i kaluar, jemi të gatshëm që të përgjigjemi pozitivisht në kërkesat e tyre”, tha Hyseni.

I pari i komunës, theksoi se bllokada e sajuar artificialisht, skenaret e përgatitura tashmë nga opozita e bashkuar, me qëllim që të nxjerrë keq qeverisjen, dëmtojnë qytetarët tanë e komunës.

“Ju bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve politik në komunën tonë, që të lënë pas inatet e grumbulluara prej kohësh e vitesh, të mbështesin qytetarët e Komunën. Për Gjilanin, për qytetarët tanë”, tha kryetari ai. /Telegrafi/

Exit mobile version