Telegrafi

Hyseni i bashkohet Besës në Ulqin, i kënaqur me punën e skuadrës

Kryetari i klubit, nëjherit edhe trajner Adnan Hyseni i cili për disa ditë ka qëndruar në Gjermani është kthyer afër skuadrës.

Ai është bashkuar me klubin e tij Besa në Ulqin ku janë duke e kryer fazën përgatitore.

Hyseni është ndarë i kënaqur me punën që ka bërë trajneri Afrim Belegu në përgatitjen e skuadrës.

Besa tash e tri javë është duke kryer përgatitje për stinorin vjeshtor, ku për dy javë qëndruan në Pejë e pastaj kaluan në Ulqin.

Besa duke kryer përgatitjet në qytetin e Ulqinit

Besa nga Ulqin do të kthehet të premten me 3 mars, ndërsa me ftesën e FFK-së do të marrë pjesë në turneun tradicional kushtuar Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Turneu mbahet me datat 4 dhe 5 mars në Prishtinë. /Telegrafi/