Site icon Telegrafi

Hyn në fuqi armëpushimi në Gaza

Armëpushimi në Gaza tashmë është në fuqi.

Kjo vjen pasi Hamasi emëroi tre pengjet femra që planifikon të lirojë sot.

Bëhet e ditur se vonesa e grupit çoi në shtyrjen e armëpushimit me gati tre orë, me Izraelin që tha më herët se do të vazhdojë të luftojë derisa të dorëzohen emrat, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Armëpushimi i shumëkërkuar në Gaza, ku Izraeli ka zhvilluar një fushatë të fuqishme ushtarake për 15 muajt e fundit, u miratua nga kabineti izraelit të premten mbrëma, pasi një përparim në negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA, Katari dhe Egjipti u njoftua të mërkurën.

Lexo po ashtu Izraeli merr emrat e pengjeve për t'u liruar

Fillimisht ishte caktuar të fillonte në orën 6:30 të mëngjesit të sotëm, por u pezullua nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pasi Hamasi nuk arriti të lëshonte listën e pengjeve për lirim.

Tani, Izraeli ka konfirmuar se do të vazhdojë armëpushimi pasi mori listën e pengjeve.

Ai tha gjithashtu se kishte filluar të njoftonte familjet e pengjeve përmes përfaqësuesve të ushtrisë izraelite. /Telegrafi/

Exit mobile version