Telegrafi

Hyka drejt Turqisë

24 orët e ardhshme do të jene deçizive për të ardhmen e Jahmir Hykës.

Kayserispor në Turqi i ka bërë mësfushorit shqiptar një ofertë zyrtare për transferim në superligën turke megjithatë palët ende nuk kanë arritur akordin përfunditmar dhe arsyeja është Luzern klubi aktual i Hykës që ka kërkuar një shifër mbi normalen për kartonin e shqiptarit.

Mediat turke kanë raportuar dje se është arritur akordi dhe madje priten vetëm analizat mjekësore por mesa duket tratativa ka ngecur dhe shkak për këtë janë bërë drejutesit zviceranë.

Hyka ka shpehur dëshirën që të jetë pjesë e skuadrës turke pasi paga që i kanë ofruar është më e  lartë se sa ajo që perfiton aktualisht në Luzern.

Hyka ka 5 edicione që luan në skuadrën zviceriane ndërkohë që Kayserispor që prej vitesh militon në ligën turke edicionin e shkuar është renditur në vendin e 15.