Telegrafi

“Huqja e vitit” në Serie A vjen nga sulmuesi i Brescias, Donnarumma nuk shënon në portën e zbrazët

Parma dhe Brescia kanë ndarë pikët në takimin e tyre për javën e 18-të në Serie A, pasi luajtën baras 1:1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të sulmuesi Mario Ballotelli, i cili shënoi në minutën e 72-të për epërsinë 0-1 të mysafirëve.

Vendasit arritën të kthehen në lojë në minutat shtesë me anë të Alberto Grassi, i cili vulosi barazimin 1-1 në këtë ndeshjes.

Përveç dy golave të shënuara, shumë rasteve dhe aksioneve interes, ky takim prodhoi një moment shumë komik.

 

Sulmuesi i Brescias, Alfredo Donnarumma, në pjesën e parë doli i vetëm me portierin e vendasve, por pasi e kaloi atë, nuk arriti ta dërgoj topin në portën e zbrazët.

Huqja e Donnarummas po cilësohet si më e madhe e vitit, ndërsa  më poshtë mund ta shikoni videon e këtij rasti. /Telegrafi/