Parma dhe Brescia kanë ndarë pikët në takimin e tyre për javën e 18-të në Serie A, pasi luajtën baras 1:1.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të sulmuesi Mario Ballotelli, i cili shënoi në minutën e 72-të për epërsinë 0-1 të mysafirëve.
Vendasit arritën të kthehen në lojë në minutat shtesë me anë të Alberto Grassi, i cili vulosi barazimin 1-1 në këtë ndeshjes.
Fine secondo tempo tra Parma e Brescia con il risultato di 1-1.
#ParmaBrescia#SerieATIM#ForzaBrescia 🔵⚪️🦁 pic.twitter.com/598AYyUQOR— Brescia Calcio BSFC (@BresciaOfficial) December 22, 2019
Përveç dy golave të shënuara, shumë rasteve dhe aksioneve interes, ky takim prodhoi një moment shumë komik.
Sulmuesi i Brescias, Alfredo Donnarumma, në pjesën e parë doli i vetëm me portierin e vendasve, por pasi e kaloi atë, nuk arriti ta dërgoj topin në portën e zbrazët.
Huqja e Donnarummas po cilësohet si më e madhe e vitit, ndërsa më poshtë mund ta shikoni videon e këtij rasti. /Telegrafi/