Site icon Telegrafi

Hungaria dhe Islanda ndajnë pikët (Video)

Islanda dhe Hungaria kanë ndarë pikët pas barazimit 1-1. 

Ndeshja nisi më mirë për islandezët që rrezikuan me Jon Dadi Bodvarsson.

Johann Gudmundsson gjuajti bukur, por portieri Gabor Kiraly, ndali gjuajtjen e tij në minutën e 31-të.

Zhvillohej minuta e 39-të kur Islanda fiton penallti. Ishte futbollisti më një njohur i kësaj kombëtareje, Gylfi Sigurdsson, që mori përsipër gjuajtjen dhe shënoi për 1-0.

Më këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë hungarezët u futën në lojë më të vendosur për të shënuar.

Ata kishin disa raste, por jo të rrezikshme, edhe pse islandezët në tërë pjesën e dytë u mbrojtën.

U desh të vijë minuta e 86-të kur Hungaria shënoi. Ishte Birkir Saevarsson që dërgoi topin në rrjetën e tij.

Hungaria tashmë ka katër pikë dhe me gjasa të mëdha që të kaloj tutje.  /Telegrafi/

Exit mobile version