Rreth 10 milionë pajisje Android janë infektuar nga virusi HummingBad.
Kompanitë e sigurimit Checkpoint dhe Lookout kanë publikuar lajme mbi virusin, që ndryshe njihet edhe si Shedun. Ky virus thuhet se ka gjeneruar rreth 300,000 dollarë në muaj për krijuesit e tij.
“Jemi të vetdijshëm për zhvillimin e viruseve të kësaj familje dhe jemi duke përmirësuar vazhdimisht sistemet tona.”- thuhet në deklaratën e Google për BBC.
Virusi gjeneron klikime të falsifikuara për reklamuesit dhe në të njejtën kohë instalon aplikacione që spiunojnë kërkimet e përdoruesve. Virusi është shpërndarë kryesisht në Kinë, Indi, Filipine dhe Indonezi.