Telegrafi

Hummels refuzoi ofertën e madhe të Unitedit për një arsye të fortë

Mats Hummels refuzoi Manchester Uniteditn për t’u rikthyer te ish-skuadra e tij, Borussia Dortmund.

Mbrojtësi gjerman ka qenë njëri nga më të mirët në botë në vitet e fundit dhe ishte shumë i kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.

Klubi i madh anglez, Manchester Unitedi ishte shumë i interesuar të transferonte, por Hummels zgjodhi të kthehet te Dortmund.

Lexo po ashtu Zyrtare: Hummels rikthehet te Dortmundi

Sipas gazetës Bild, mbrojtësi gjerman refuzoi ofertën e majme të pagës nga Unitedi për t’u rikthyer tek ish-skuadra e tij.

Deri tek vendimi, Hummels erdhi pasi dëshironte të luante në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Unitedi nuk arriti të kualifikohej në garën elitare të Evropës për sezonin e ardhshëm, pasi ata përfunduan në vendin e gjashtë në Ligën Premier. /Telegrafi/