Mbrojtësi i Gjermanisë, Mats Hummels, ka pranuar gabimet e ekipit në ndeshjen ndaj Meksikës.
Hummels thotë se ekipi luajti keq në fazën mbrojtëse.
Por, shqetësimi i tij është sulmi me shumë lojtarë, që përveç është rrezik i madh, por edhe nuk sjell fryte.
“Mbulimi jonë nuk ishte aq i mirë shpesh herë dhe unë me Boatengun kemi mbetur shpesh vet në mbrojtje”.
“Ishim të paralajmëruar nga ndeshjet miqësore. Ne luajtëm njëjtë sikurse ndaj Arabisë Saudite vetëm ndaj një kundërshtari më të mirë”.
“Nëse shtatë ose tetë lojtarë sulmojnë atëherë është e qartë se fuqia sulmuese është më e madhe”.
“Por, kjo është një gjë për të cilën unë shpesh kam folur në brendësi. Kjo shpesh nuk sjell fryte”, deklaroi Hummels pas takimit. /Telegrafi/