Telegrafi

Hummels mesazh Mourinhos: Fute në lojë më shumë Mkhitaryanin

Mats Hummels beson që Henrikh Mkhitaryan duhet të luajë më shumë nën urdhrat e  Jose Mourinhos.

Mkhitaryan nuk ka arritur ta gjejë vetën te United, por në dy ndeshjet e fundit ishte në formë të mirë.

“Nëse e lejon të luajë do ta shihni se sa i mirë është”.

“Jam i bindur 100 për qind. Është një nga më të mirët që kam luajtur”.

“Por nëse nuk luan, nuk mund të shkëlqesh. Është e thjeshtë”

“Është aq e thjeshtë! E pash një pjesë me ndeshjen me Feyenoordin”, ka thënë Hummels. /Telegrafi/