Telegrafi

Hummels flet për largimin nga Kombëtarja e Gjermanisë: Kemi dhënë çdo gjë nga vetja, nuk ishte i drejtë largimi

Mats Hummels. (Foto: Ross Kinnaird/Getty Images/Guliver)

Federata e Futbollit të Gjermanisë dhe trajneri Joachim Low kanë larguar tre lojtarë nga Kombëtarja gjermane.

Matts Hummels, Jerome Boateng dhe Thomas Muller nuk do të grumbullohen më nga ish-kampionët e botës.

Lojtarët që tani kanë prekur moshën 30 vjeçare nuk janë më pjesë e Kombëtares së Gjermanisë, pasi iu është dhënë si arsyeje se do tu jepet rasti lojtarëve të rinj.

Qendërmbrojtësi i Bayern Munich ka thënë se ishte një vendim shumë i vështirë por që e respekton atë.

“Edhe unë do të doja të flijsa për vendimin e trajnerit të përfaqësueses gjermane. Pavarësisht nga vendimi në aspektin sportiv, që për mua është i vështirë për t’u kuptuar, por që unë gjithsesi e respektoj, mua më bën më shumë përshtypje mënyra sesi është bërë”, ka deklaruar mbrojtësi gjerman.

Mats Hummels. (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Hummels thotë se ka dhënë gjithçka për Kombëtaren në vitet sa ishte pjesë e sajë.

“Personalisht kam pasur marrëdhënie të mira me drejtuesit e Federatës. Thomas, Jerome dhe unë kemi dhënë çdo gjë për kombëtaren gjatë viteve të fundit, për ato që kemi arritur, nuk mendoj se ishte e drejtë”.

“Unë mund të them kaq , kanë qenë vite të mrekullueshme, 70 paraqitje, që për mua kanë qenë një ëndërr kur kam qenë fëmijë”, ka përfunduar mbrojtësi gjerman Hummels. /Telegrafi/