Qendërmbrojtësi i Bayernit, Mats Hummels, synon ta fitojë Ligën e Kampionëve me gjigantin gjerman.
Gjermani u rikthye te Bayerni duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare pas largimit nga Dortmundi për 30 milionë euro.
“Dua të fitoj tituj. Pas Euro 2016, që nuk funksionoi, Liga e Kampionëve është qëllimi që dua të arrij. Do ta tejkaloja çdo ëndërr të karrierës time”, ka thënë Hummels për SportBild.
Hummels u transferuara te Bayerni para disa javësh nga BVB.