Mbrojtësi i Gjermanisë, Mats Hummels, nuk ka mundur të përmbahet nga zhgënjimi pas humbjes prej Koresë së Jugut.
Gjermania humbi me rezultat 2-0 në fund të takimit ku as 26 goditje nuk mjaftuan për të thyer rezistencën e jugkoreanëve që po luanin për krenarinë e tyre.
Gjermania kështu u eliminua pas 80 vitesh prej një Kampionati Botëror.
“Është e vështirë që të përshkruhet me fjalë. Ne kemi besuar në këtë gjë deri në fund. Ne kemi pasur mjaft raste. Unë personalisht pata rast, atë është dashur ta realizoj”.
“Ekipet që mendohet se janë të vogla po bëjnë mirë në këtë Botëror dhe veten e sollëm në këtë situatë pas neshjes ndaj Meksikës”.
“Ndeshja e fundit e mirë e jona ishte në vjeshtë të vitit 2017, e ka shumë kohë prej asaj paraqitje”.
“Pas minutës së 65-të u stresuam shumë dhe e humbëm strukturën tonë. Nëse do ta shënoja atë goditje me kokë, tash do të flisnim se si mrekullisht u kualifikuam, por tash po flasim për një gjë krej tjetër”, u shpreh Hummels për ZDF.
/Telegrafi/