Site icon Telegrafi

Humbni peshë me dietën Dukan

Adutin kryesor të këtij programi e paraqet dita me proteina, gjatë të cilit përshpejtohet metabolizmi, e kur përshpejtohet metabolizmi, humbja në peshë është e garantuar. Një kontroll i tillë i mënyrës së të ushqyerit do të ju mundësojë që lehtë dhe përgjithmonë t’i hiqni kilogramët e tepërt.

Plani javor i të ushqyerit

E hënë dhe e enjte: Proteina. Konsumoni mish, pastaj mund të konsumoni vezë të fërguara, prodhimet e qumështit me përqindje të ulët të yndyrës, si dhe bukë integrale.

E martë dhe e premte: Proteina dhe perime. Me proteinat kombinoni perimet e freskëta. Me pak vaj ulliri spërkateni secilën sallatë që konsumoni, e po ashtu mund të shtoni edhe perime sipas dëshirës.

E mërkurë dhe e shtunë: Proteina, pemë dhe perime. Më së miri dhe më e shëndetshme është të konsumoni pemë dhe perime sezonale.

E diel: Konsumoni të gjitha, në mënyrë që disponimin ta mbani në nivel dhe të mos e humbni vullnetin, por mos e teproni duke mos e harruar qëllimin tuaj.

/Telegrafi/

Exit mobile version