Në studim kanë marrë pjesë rreth 100 femra me mbipeshë, të cilat janë ndarë në dy grupe. Njëri grup kanë marrë sasi të madhe të karbohidrateve në mëngjes, ndërsa tjetri sasi më të vogël.
Edhe pse në fillim grupi i femrave që kanë konsumuar më pak karbohidrate kanë humbur më shumë kilogramë, në një afat më të gjatë kohor kanë qenë femrat të cilat kanë konsumuar sasi më të madhe karbohidratesh në mëngjes ato të cilat vërtet kanë rënë në peshë.
Autorët e këtij studimi mendojnë se karbohidratet shfrytëzohen shumë më lehtë nga organizmi dhe për këtë arsye nuk shkaktojnë rritje të peshës.