Bochum ka arritur ta mposht Bayern Munichun me rezultat 3-2 në kuadër të javës 22-të në Bundesliga, duke i lënë bavarezët shumë prapa në luftë për titull.
Ndeshja nisi furishëm nga të dyja palë që donin të shënonin sa më parë dhe kishin rastet e tyre.
Pas disa tentativave, në minutën e 14-të, erdhi edhe goli i parë, kur Jamal Musiala shënoi për 1-0.
https://twitter.com/theMzohaib/status/1759262673072529568
Pas golit ndeshja u ndërpre për më shumë dhe dhjetë minuta, shkaku i protestave të tifozëve dhe siç duket kjo ndikoi keq në formën e bavarezëve të cilët me tu kthyer në fushë pësuan gola.
Takuma Asano mori një pasim të bukur nga Anthony Losilla për ta kthyer në gol për 1-1.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Keven Schlotterbeck u gjend bukur në zonë për të shënuar për epërsinë e Bochum për 2-1.
BOCHUM TAKE THE LEAD AGAINST BAYERN!
LEVERKUSEN COULD BE 8 CLEAR AS THINGS STAND 🤯 https://t.co/4bbgyDtWcH
— Project Football (@ProjectFootball) February 18, 2024
Edhe në pjesën e dytë ndeshja u ndërpre për disa minuta shkaku i protestave nga tifozët gjermanët.
Në minutën e 77-të, Dayot Upamecano rrëzoi një lojtar vendas në zonë dhe pastaj mori kartonin e dytë të verdhë për tu larguar nga fusha.
Nga pika e bardhë Kevin Stoger arriti ta mposht Manuel Neuerin për 3-1.
Bavarezët arritën të hapnin ndeshjen në minutën e 87-të, kur Mathys Tel asistoi te Harry Kane që shënoi për 3-2.
https://twitter.com/centregoals/status/1759285848699539871
Në kohën shtesë prej tetë minutash nuk është se munguan rastet nga të dyja palët, po që rrjetat heshtën.
Bayern Munich me këtë humbje mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, tetë më pak se sa Bayer Leverkusen që është lider. /Telegrafi/