Shkëndija e Tetovës ka humbur ndeshjen e parë në udhëtim tek Genti me rezultat të ngushtë 2:1.
Skuadra shqiptare që bënë gara në elitën e futbollit maqedonas ka luajtur një ndeshje mjaftë të mençur përballë Gentit.
Ishte sulmuesi shqiptar Besar Ibraimi që ka shënuar një gol spektakolar në minutën e 10-të të ndeshjes.
Pas një goditje dënimi, lojtarët e Shkëndijës kombinuan mirë ndërsa Ibraimi me një goditje të fuqishme mposhti portierin vendas.
Gent arriti ta barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë nëpërmjet mesfushorit ofensivë Matton.
Në pjesën e dytë Gent kërkoi me çdo kusht fitoren, mirëpo portieri i Shkëndijës Zahov bëri disa pritje fantastike.
Por në fund të ndeshjes vendasit arritën të shënonin golin e fitores 2:1 nëpërmjet sulmuesit Kalifa Coulibaly.
Ndeshja e kthimit mes Shkëndijës dhe Gentit do të zhvillohet javën e ardhshme në Shkup. /Telegrafi/