Site icon Telegrafi

Humbje minimale e Kukësit në Austri

Skuadra tjetër shqiptare që ka mbetur pjesë e Ligës së Evropës është edhe Kukësi.

Ekipi nga Veriu i Shqipërisë ka pasur një përballje të vështirë në Austri, ku u mposhtë me rezultat minimal 1-0 nga Austria e Vjenës.

Vendasit golin e vetëm në këtë takim e shënuan në minutën e 25-të të ndeshjes pas një pa kujdesije të mbrojtjes shqiptare.

Gjatë gjithë ndeshjes Kukësi kërkoi golin e barazimit por një gjëje të tillë nuk ia arriti.

Raste të mira shënimi kishin dyshja e huazuar nga Skënderbeu, Liridon Latifi dhe japonezi Fukui por pa sukses.

Në minutën e 91-të, Kukësi kishte rastin e artë të shënonte golin e barazimit, por goditja nga afërsia e Izair Eminit përfundoi në shtyllën e vendasve.

Ndeshja e kthimit mes Kukësit dhe Austrisë së Vjenës do të luhet pas një jave në ‘Elbasan Arena’. /Telegrafi/

Exit mobile version