Kosova e ka pësuar humbjen e radhës në kualifikueset e “Eurobasket 2017”.
Ekipi i Arben Krasniqit ka pësuar humbje të thellë nga Ukraina me rezultat 100:61.
Kjo ishte paraqitja më e dobët e Kosovës në sfidat eliminatore, përcjellë “Lajmi.net”.
Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Kosova numëron pesë humbje. Në ndeshjen e fundit, “Dardanët” e presin Bullgarinë në “Minatori”.