Kampionati evropian i hendbollit mori fund për ekipin e Maqedonisë, pasi që regjistroi edhe humbjen e tretë nga Danimarka, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fazën e dytë të kampionatit, Maqedonia nuk tregoi lojën cilësore të cilën e shfaqi në fazën e parë, kur arriti dy fitore dhe një barazim.
Maqedonia luajti pa Kire Llazarovin. Pjesa e parë me Danimarkën përfundoi me rezultat të barabartë 12:12, por në pjesën e dytë danezër arritën ta thyejnë mbrojtjen e Maqedonisë dhe ta përmbyllin ndeshjen me rezultatin e thellë 31:20.
Në gjysmëfinale do të takohen Franca me Spanjën dhe Danimarka me Suedinë./Telegrafi/