Ferizaj është mposhtur bindshëm nga Feronikeli të mërkurën me rezultat 0:4.
Por kjo sikurse nuk mjaftoi pasi gjatë këtij takimi, vendasit humbën edhe futbollistin me përvojë të madhe Shpëtim Babaj, i cili lëndoi keq dorën.
Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të dorës së Babaj, por një gjë është e sigurt se në rast të ndonjë mungese më të madhe, Babaj do të prishë shumë planet e trajnerit Beqiri.
Ferizaj të dielen udhëton drejt Mitrovicës, për t’u ndeshur me liderin aktual Trepçën ’89.