Telegrafi

Humbja prej Shqipërisë edhe eliminimi prej Euro 2016, i kushton me shkarkim rumunit

Anghel Iordanescu është shkarkuar për herë të tretë prej postit të trajnerit të kombëtares rumune.

Kështu ka bërë të ditur presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Razvan Burleanu, i cili e ka falënderuar me këtë rast, Iordanescun.

“Dua që ta falënderoj për faktin se pranoi të ngarkohej me detyrën që më parë i përkiste Victor Piturca dhe për kualifikimin që arriti. Për ne ishte një hap i madh pasi për herë të fundit kishim marrë pjesë në një kompeticion të madh në ‘Francë 1998’”, ishte komenti i Burleanus.

Kujtojmë 66-vjeçari kështu mbylli sot aventurën e tretë te Rumania. Pas aventurave së viteve 1993-1998 dhe 2002-2004. /Telegrafi/