Telegrafi

Humbja nga Italia e dërgoi Anglinë në Ligën B të Kombeve

Anglia ka pësuar humbje me rezultat 1-0 ndaj Italisë në “San Siro” dhe kështu u eliminuan nga grupi elitar i Ligës së Kombeve para përfundimit të raundit.

Në ripërsëritjen e finales së vitit të kaluar të Kampionatit Evropian, italianët ishin edhe një herë më të suksesshëm, me tre pikët që i solli sulmuesi i Sassuolos, Giacomo Raspadori.

Anglezët u mposhtën për herë të tretë në pesë ndeshje të deritanishme.

Ata përveç italianëve u mundën edhe nga hungarezët dy herë, ndërsa në ndeshjet e tjera barazuan.

Kjo humbje dërgon Anglinë në Ligën e Kombeve B, ndërsa kanë edhe një ndeshje me Gjermaninë./Telegrafi/

Standings provided by SofaScore