Site icon Telegrafi

Humbja ndaj Francës – ky është mesazhi që shkaktoi “tërmet” në Gjermani (Foto)

Në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, Gjermania u mund nga Franca me rezultat 2:0.

Ndërsa, shumë njerëz po flasin për detajet e ndeshjes, një mesazh nga një politikane gjermane është kryelajmi i medieve gjermane, përcjell Telegrafi.

Ka qenë Beatrix von Storch, nga partia Alternativa për Gjermaninë, një parti e ekstremit të djathtë, që ka shkaktuar “tërmet” reagimesh në rrjetet sociale.

“Ndoshta herën tjetër duhet të luajë sërish kombëtarja e Gjermanisë?”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Menjëherë pas publikimi të mesazhit kanë ardhur shumë reagime, të cilat kanë bërë që ajo ta fshijë mesazhin. /Telegrafi/

Exit mobile version