Paris Saint-Germaini ka pësuar humbje minimale nga Olympique de Marseille në Parc de Princes, në derbin francez të njohur si ‘Le Classique’.
Rastin e parë të mirë në ndeshje e pati Idrissa Gueye, i cili u lirua nga përcjellësi i tij dhe goditi drejt portës, mirëpo Steve Mandanda ia doli ta ndalte.
Pas një harkimi të Dimitri Payet nga gjuajtja e lirë, Florian Thauvin e priti topin në zonë dhe e dërgoi në rrjetë (31’).
Pablo Sarabia dhe Neymar patën raste në pjesën e dytë, ndërsa Angel di Maria realizoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Edhe Dario Benedetto shënoi në anën tjetër, mirëpo anësori e ngriti flamurin dhe golin u anulua.
Parisienët u përpoqën deri në fund të takimit që të realizonin gol, mirëpo nuk ia dolën dhe u desh të pajtoheshin me humbjen e dytë radhazi.
Fundi i ndeshjes u shoqërua me tensione dhe përleshje fizike, me ç’rast u ndanë pesë kartonë të kuq duke përfshirë edhe Neymarin.
Për Marsielle, kjo ishte fitorja e dytë nga po aq ndeshje të zhvilluar dhe tashmë është ngritur në kuotën e gjashtë pikëve. /Telegrafi/
https://twitter.com/Ligue1Follows/status/1305233886297939969
https://twitter.com/Rikuxt/status/1305228253876150272