Site icon Telegrafi

Humbja e dytë radhazi, Amorim thotë se është e vështirë te Man Utd

Manchester United ka pësuar një tjetër humbje nën drejtimin e Ruben Amorim, teksa është mposhtur në shtëpi ndaj Nottingham Forest me rezultat 2-3.

Ka qenë një humbje shumë e rëndë për Djajtë e Kuq të cilët i largohen edhe më shumë pozitave që i dërgon ata sezonin e ardhshme në garat evropiane.

Trajneri portugez ka thënë se ishte një lojë e vështirë, pasi e nisën keq ndeshjen.

“Lojë e vështirë. Ne e nisëm shumë keq ku në minutat e para pësuam një gol dhe më pas është e vështirë të përpiqesh të luftosh. Më pas kontrolluam lojën dhe patëm shumë raste”.

“Ne përmirësuam lëvizjen në të tretën e fundit. Arritëm të barazojmë lojën dhe më pas në pjesën e parë ishim gati për të fituar dhe më pas filluam shumë keq. Provuam shumë gjëra, por pa sukses”, tha Amorim.

Amorim ka thënë se për të është një rrugëtim i gjatë te Manchester United dhe se duhet të vazhdojnë të punojnë shumë.

“Lojë e vështirë në një moment të vështirë, por ne duhet të vazhdojmë punën. Ky është një rrugëtim i gjatë, jemi duke u përmirësuar në disa aspekte”.

“Duhet të fitojmë ndeshje për të na ndihmuar të përmirësojmë ekipin. Ne jemi në fillimin e diçkaje kaq të madhe saqë i kushtojmë vëmendje çdo detaji. Tashmë e dimë se është një punë e madhe ndaj duhet të vazhdojmë”, tha trajneri portugez.

Kjo është gjithashtu hera e parë në karrierën e trajnerit që ai humbet dy ndeshje radhazi në ligë pas humbjes 2-0 ndaj Arsenalit në fillim të kësaj jave. /Telegrafi/

Exit mobile version