Dinamo Zagreb po del të jetë një ekip serioze, gjë që e kishin paralajmëruar kroatët, por një humbje në start nga Bayern Munich me rezultat 9-2, kishte prishur ‘matematikat’ e kampionit të Kroacisë.
Ajo humbje ishte më e thella në histori të klubit, por edhe në përgjithësi në Ligën e Kampionëve.
Por, që nga ajo ndeshje, Dinamo Zagreb ka marr një barazim dhe dy fitore, dhe me 7 pikë ka prekur mesin e renditjes.
Fililmishit ishte një barazim 2-2 me Monacon në shtëpi, ku në atë ndeshje ishin në epërsi me rezultat 2-0, por në fund të ndeshjes e lëshuan.
Pastaj vjen në fitore e madhe ndaj RB Salzburg si mysafir me rezultat 2-0, me golat e Sandro Kulenovic dhe Bruno Petkovic.
Ndërsa sot erdhi fitorja e dytë për gjigantin kroat dhe ballkanik.
Dinamo Zagreb mori fitore të madhe si mysafir i Slovan Bratislavas me rezultat 4-1, edhe pse ishte duke humbur në start.
Dario Spikic dhe Petar Sucic shënuan nga një herë , ndërsa Sandro Kolenovic gjeti rrjetën dy herë.
Arian Ademi u fut në lojë në minutë n e 64-të, ndërsa Arbër Hoxha në kohën shtesë.
Dinamo Zagreb ka aktualisht 7 pikë dhe mban vendin e 10-të . /Telegrafi/