Telegrafi

Humbja e çmendi plotësisht, Ronaldo ia theu telefonin tifozit të mitur të Evertonit

Cristiano Ronaldo ka krijuar një incident pas humbjes së Manchester Unitedit ndaj Evertonit në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq u mposhten minimalisht 1-0 në udhëtim te Evertonit, duke ia minimizuar edhe më shumë gjasat vetes për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kjo humbje la shije të hidhur te klubit nga Old Trafford, e në veçanti të ylli i tyre portugez, Cristiano Ronaldo, i cili humbi toruan pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo tregon këmbën e gjakosur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Evertonit, zbulon shenjën e tmerrshme

Pas ndeshjes, Ronaldo bëri një gjest aspak të hijshëm dhe që nuk i takon ta bëjë një lojtari të nivelit të tij.

37-vjeçari portugez u përkujdes që nervozizmin e tij ta shfryjë tek një tifoz i mitur i Evertonit, të cilit ia theu telefonin duke ia rrezuar nga dora.

I gjithë incidenti ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, teksa Ronaldo po shkonte në drejtim të zhveshtoreve.

Sipas ndihmës redaktorit të Sky Sports, Lyall Thomas, besohet se Manchester United është në dijeni të situatës dhe aktualisht po shqyrton incidentin që përfshin Ronaldon. /Telegrafi/