Site icon Telegrafi

Humbja e apetitit te të moshuarit

Deri më tani shkencëtarët kanë menduar se dobësimi i apetitit është si pasojë e sëmundjeve, ndërsa kequshqyerja është shkaktari i vdekjes.

Mirëpo, një studim i publikuar në revistën “Journal of Nutrition, Health & Aging”, në të cilin janë përfshirë persona të moshave ndërmjet 70 dhe 82-vjeç, pohon se të moshuarit me apetit të dobët, pavarësisht nga sëmundja, janë të prirë që të vdesin më herët.

Studimi po ashtu tregon se aktiviteti i përditshëm trupor rrit apetitin, dhe rrjedhimisht shton jetëgjatësinë.

Exit mobile version