Site icon Telegrafi

Humbi shumë peshë, jep këshilla të vlefshme

Ka bërë një ndryshim drastik të formave të trupit dhe tashmë Simone Anderson jep këshilla se si ia ka dalë pasi ka hequr plot 92 kg.

26-vjeçarja tashmë është frymëzim për të tjerët, pasi e ktheu jetën e saj duke iu kushtuar një regjimi të ri më të mirë, i cili u bë prioriteti numër një i saj.

Sfida tjetër është që të mbajë tashmë këtë peshë që ka. Ajo thotë për DailyMail se planifikimi i ushtrimeve në kalendar është çelësi i suksesit të saj.

“E shoh si më të rëndësishmin e të gjitha eventeve të tjera dhe nuk e ndryshoj për asgjë”, thotë Anderson.

Me mbi gjysëm milion ndjekës në rrjetet sociale, vajza nga Zelanda e Re vazhdon të punojë fort për të qënë në formë, e shëndetshme dhe të duekt mirë.

Në këshillat e saj përfshihet oprganizimi dhe përgatitja për gjithë javën në vijim.

“Çdo të dielë shpenzoj disa orë duke planifikuar ushqimin që dëshiroj për javën, bëj më pas blerjet dhe përgatis vaktet”, vijon Simone. Ajo gjithashtu sigurohet që të ketë gjithmonë një shishe ujë me vete.  “Dua të jem e hidratuar gjithmonë pasi krijon një diferencë të madhe në nivelin tim të energjisë”, vijon ajo.

“Ka qënë një ndryshim i madh gjatë muajve të parë, pasi mësova të kaloj nga një gotë verë me miqtë dhe darka, në ecjen e mëngjesit dhe lëngjet e freskëta të frutave. Por këto ndryshime të vogla ditore ka vlerë afatgjatë, pasi bëhet stili i ri i jetesës”, vijon Anderson.

Plani tipik i ushqimit të Simone:

Mëngjesi: Lëng i pasur me proteina me banane dhe qumësht.

Çaji i mëngjesit: Një dorrë ara dhe një frut.

Drekë: Omletë me perime

Darkë: Oriz kaf, salmon, avokado dhe një vezë të zjerë shumë.

Këshilla: Preferoj të pi një çaj pas darkës që të mos kem uri për gjëra të ëmbla!

/ Top Channel

Exit mobile version