Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale doli i nervozuar para mediave pas përfundimit të ndeshjes ku skuadra e tij pësoi nga Danimarka me rezultat 4-0
Rezultati, por edhe pyetjet e gazetarit për të ardhmen e kanë nervozuar yllin uellsian.
“Nuk ishte se si donim të shkonte ndeshja. Ne filluam shumë mirë për 25 minutat e para, por pësuam një gol dhe loja ndryshoi”.
After the #WAL 🆚 #DEN game, Gareth Bale was asked about his Wales future.
He walked off.#EURO2020 pic.twitter.com/Ep35R8kMAt
— GOAL (@goal) June 26, 2021
“Ne dolëm në pjesën e dytë duke u përpjekur të luanim dhe fatkeqësisht bëmë një gabim për të pësuar golin (e dytë) i cili mendoj se vrau vrullin tonë”.
“Djemtë janë të zhgënjyer dhe të zemëruar, është e kuptueshme”, ka thënë Bale.
Wales captain Gareth Bale reflects on a disappointing loss to Denmark and sensationally walks off when asked about his international future. #beINEURO2020 #EURO2020 #WALDEN
Watch Now – https://t.co/RRmQgctETJ pic.twitter.com/nmaLfNV5MV
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) June 26, 2021
Gazetari i BBC u përpoq më pas të pyeste atë për të ardhmen e tij, por nuk mori përgjigje dhe Bale u largua duke bërtitur me ton të lartë nga mikrofoni. /Telegrafi/