Telegrafi

Humbi bastin për Vardyn, por detyrohet të bën tatuazh Wengerin (Video)

“Aresene, faleminderit për kujtimet, por është koha të shkosh”, ishte baneri që shpalosi tifozi i Arsenalit gjatë një takim në Ligën Premier.

Tifozi kishte bërë një premtim publik, se do të bëjë tatuazh Arsene Wenger, nëse Jamie Vardy shënon gol në miqësoren Gjermani-Angli.

Anglia korri një fitore sensacionale në Gjermani, duke triumfuar me rezultatin 3-2, edhe pse po humbiste 2-0 përkohësisht.

Në këtë përmbysje ndihmoi edhe Vardy, me një gol mjaft të bukur. Tifozi i Arsenalit e ka mbajtur premtimin pas bastit të humbur me Vardy, duke bërë tatuazh trajnerin Arsene Wenger. /Telegrafi/