Manchester City ka humbur nga Southamptoni me rezultat 4-2.
Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar nga ata.
Goli i parë në këtë takim erdhi nga Shane Long në minutën e 25-të, ndërsa pas tre minutash shënoi edhe Sadio Mane.
Në minutën e 44-të shënoi Kelechi Iheanacho dhe me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë pamë tre gola, dy nga Mane (57’ dhe 68’) dhe në minutën e 78-të shënoi edhe një herë Iheanacho.
Manchester City vazhdon në pozitën e katër me 64 pikë, apo katër më pak se Unitedi në vendin e pestë. Kurse Southamptoni ngjitet në vendin e shtatë me 57 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Cityt është ndaj Arsenalit. /Telegrafi/
1-0: Goli i Shane Long goal ndaj Manchester Cityt.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 1 May 2016
2-0: Tjetër gol nga Southamptoni, këtë here shënon Mane.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 1 May 2016
Kelechi Iheanacho tani ka 6 gola në Ligën Premier, e gjitha kjo nga vetëm tetë goditje në portë.
Ky djalosh ka një të ardhme të madhe…
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 1 May 2016
3-1: Edhe një herë Sadio Mane.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 1 May 2016
4-1: Het-trik nga Sadio Mane ndaj Cityt.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 1 May 2016
4-2: Tjeter gol nga Kelechi Iheanacho.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 1 May 2016