Site icon Telegrafi

Humb penalltinë e paqenë me qëllim, fiton një ftesë të jashtëzakonshme nga federata italiane

"Danville High School midfielder Christian Mason (13) scores on the penalty kick during the soccer match between Danville and Speedway at Speedway High School in Speedway,IN. (Jeff Brown/Flyer Photo)"

Një gjest i jashtëzakonshëm Fair Play ka ndodhur në Itali, teksa një djalosh 13 vjeçar ka marrë trofe nga FIGC.

Djaloshi i quajtur Diego, ka humbur një 11-metërsh në ndeshjen mes skuadrës së tij, Ancona kundër Catestes.

Pasi vetë lojtari fitoi një penallti, e cila sipas tij nuk ishte, vendosi që t’a humbasë atë duke goditur qëllimisht jashtë.

Djaloshi që humbi penalltinë

Për këtë shkak të gjithë tifozët e pranishëm e duartrokitën dhe kundërshtarët i shtrënguan dorën. Ndërkohë vetë Diego Malatesta pas ndeshjes u shpreh:

“E dija se ajo penallti nuk ishte dhe se gjyqtari nuk më dëgjoi kur i’a argumentova, por ai nuk ndërroi mendje. Për këtë gjë, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit më ka ftuar të shoh ndeshjen Itali – Gjermani, ku unë do të futem në fushë me lojtarët duke mbajtur flamurin e “Fair Play”.”

Exit mobile version