Telegrafi

Humb kontrollin dhe makina i ndahet në dysh – kjo është gjendja e djalit të Schumacherit

Mick Schumacher ka pësuar një aksident në Çmimin e Madh të Monacos.

Ai humbi kontrollin e makinës së tij, që u përplas me bordurat anësore të pistës dhe më pas u nda në mes.

Asnjë problem për pilotin e ri, që mban mbi shpatulla peshën e emrit të babait të tij, legjendës Michael Schumacher.

Gara është drejt përfundimit dhe Mick ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz nga aksidenti i pësuar.

Pas pak minutash pritet të mësohet edhe emri i fituesit për Çmimin e Madh të Monacos. /Telegrafi/