Mick Schumacher ka pësuar një aksident në Çmimin e Madh të Monacos.
Ai humbi kontrollin e makinës së tij, që u përplas me bordurat anësore të pistës dhe më pas u nda në mes.
Asnjë problem për pilotin e ri, që mban mbi shpatulla peshën e emrit të babait të tij, legjendës Michael Schumacher.
Gara është drejt përfundimit dhe Mick ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz nga aksidenti i pësuar.
Pas pak minutash pritet të mësohet edhe emri i fituesit për Çmimin e Madh të Monacos. /Telegrafi/