Autoritetet greke kanë bërë të ditur se një burrë ka humbur jetën në një kontejner të automatizuar të mbeturinave në veri të vendit – sigurisht derisa ishte duke kërkuar ushqim për të mbijetuar.
Policia ka njoftuar se burri i paidentifikuar për të cilin besohet se ishte i pastrehë, ishte rreth të 40-ve dhe u gjet në kontejnerin e mbeturinave që tashmë ishte aktivizuar sistemi për shtypjen e mbeturinave, transmeton Telegrafi.
Kontejnerët e mëdhenj në formë cilindri të njohur si kontejnerët robotë, janë vendosur nëpër komuna të vogla të Greqisë.
Mekanizmin për shtypjen e mbeturina zvogëlon nevojën që shpesh ato të transportohen deri në deponi – dhe lëshon më pak aromë të keqe gjatë muajve të nxehtë të verës. /Telegrafi/