Telegrafi

Hulumtimi shkencor tregon se studentët e cilit drejtim shpenzojnë më shumë kohë duke mësuar

Me siguri se keni dëgjuar një herë apo disa herë ankesën e zakonshme të studentëve të arkitekturës, ku thonë se nuk bëjnë mjaftueshëm gjumë. Ata studiojnë thuajse tërë kohën.

Sidoqoftë, drejtimi i tyre shpeshherë vlerësohet si “i lehtë” nga studentët e drejtimeve tjera. Por, bëhuni gati për fakte të reja! Studentët e arkitekturës studiojnë më së shumti, transmeton Telegrafi.

Studimi i kryer nga NSSE konfirmon se studentët e drejtimit të arkitekturës punojnë më së shumti dhe i shpenzojnë mesatarisht 22.2 orë në javë duke studiuar jashtë orëve mësimore.

Ky rezultat vjen pas përfundimit të një anketimi të kryer nga NSSE, ku kanë marrë pjesë mijëra studentë amerikanë.

Duke marrë parasysh se studentët e arkitekturës e kalojnë kohën duke bërë hulumtime, planifikime, dizajne, vizatime, kalkulime, prezantime etj., nuk është çudi që kanë dalë të parët në listën e studentëve që studiojnë më së shumti.

Pas studentëve të arkitekturës janë të renditur studentët e inxhinierisë kimike, ku i shpenzojnë mesatarisht 19.66 orë në javë duke studiuar jashtë orëve të mësimit. /Telegrafi/