Trajneri i ri i Hull City do të jetë portugezi Marco Silva, i cili më para ka udhëhequr skuadra si Olympiacos dhe Sporting Lisbona.
Ardhja e tij në Angli nuk është pritur mirë nga shtypi që shihet si emër i padëshiruar.
Kjo mirëseardhje është pak e rëndë për një trajner që ende nuk është ulur në stol.
Po edhe nëse karriera i shkon keq nuk do të shkojë më keq se te Sporting Lisbona.
Gjatë kohës sa ishte trajner te Sporting, Silva kishte arritur sukses, pasi e kishte fituar kupën portugeze në vitin 2015.
Por edhe pse fitoi ai u u shkarkua katër ditë pas fitores së tij.
Ai kishte shkelur kodin e rreptë të veshjes së klubit.
Ndoshta ka pasur edhe faktorë të tjerë, por drejtuesit e klubit nuk ia kanë falur veshjen e gabuar me ndeshjes kundër Vizela në dhjetor të 2014. /Telegrafi/