Telegrafi

Hulk shënon gol të fuqishëm nga distanca, topi mezi kapet nga kamerat

Hulk për shumë vite ka qenë një nga emrat më të përfolur në futbollin botëror, posaçërisht për golat e bukur nga distanca.

Braziliani i njohur për karrierën te Porto dhe Zenit Saint Petersburgu, duket se ende nuk e ka humbur shkëlqimin te Shanghai SIPG.

Këtë 32-vjeçari e tregoi edhe në ndeshjen e fundit me skuadrën kineze, ku shënoi një gol fantastik nga distanca.

Aq e fortë ishte goditja, sa kamerat në stadium mezi arritën të ndjekin topin teksa shkonte në drejtim të portës kundërshtare.

Hulk është pjesë e skuadrës nga Super Liga e Kinës tash e tre sezone, në 87 ndeshje ka shënuar 52 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/